Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 16 gusht 2024
4 Ditë

3 persona te interesuar

Amsterdam, Hollande, Utrecht 499

Amsterdam
Amsterdam

€499
Personi

  • 4 Days
  • Me Avion
  • Hollande

28 Nentor

Progrmi 01 Dita 1:

Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:55.Transferimi me Autobus në Utrecht. Ndalesë per konsumim drekë dhe vizitë në qytetin e Utrecht-it. Qëndrim i lirë ku do të kemi mundësinë edhe për shooping në qendër tregtare. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

02 Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët nga Amsterdam për në Volendam (rreth 30 minuta me autobus) ku do të eksplorojmë fshatin e peshkatarëve Volendam dhe të provojmë pjatat lokale. Volendam gjithashtu është i njohur për mundësinë e fotografive në kostume tradicionale holandeze dhe për të parë varkat tradicionale në portin e tij të bukur. Vazdimi i udhëtimit për në Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, një fshat muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale holandeze. Zaandam gjithashtu ofron një atmosferë të bukur me kanale dhe shtëpi historike, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që duan të përjetojnë kulturën dhe historinë holandeze. Kthim ne hotel, fundi i shërbimit për ditën e dytë.

03 Dita 3:

Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken. Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë. Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square. Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale). Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e tretë.

04 Dita 4:

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 10:40. Mbrritja në Tiranë në orën 13:30.

Perfshihen / Nuk Perfshihen
  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Akomodim në hotel 3 nete
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Çantë 10 kg, me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Taksa lokale për turistët
  • Dreka dhe darka

Vataksi Travel

+355 69 48 31 035

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Barcelone, Montserrat

4 Ditë 369

Udhëtim Në Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

4 Ditë 515

Udhëtim Në Paris
ATHS - Plazh.com - Tirane

Budapest, Vishegrad

4 Ditë 282

Udhëtim Në Budapest
ATHS - Plazh.com - Tirane

Firence, Pisa, Rome

4 Ditë 372

Udhëtim Në Romë - Firence
ATHS - Plazh.com - Tirane

Barcelone, Madrid

5 Ditë 449

Udhëtim Në Madrid - Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

Como, Milano

4 Ditë 690

Bernina Express Me Guidë 4 Ditë €690
Zenith - Tirane



Destinacione
Likes