Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 01 shtator 2024
4 Ditë

Gjermani, Mynih, Nuremberg, Shtutgart 379

Mynih - Shtutgart - Nuremberg
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Mynih. Nisja më 15.45 - Mbrritje më 17.50. Nisja për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Shtutgarrt. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Tiranë. Nisja nga Mynih më 18.25 - Mbrritje në Tiranë më 20.20.


Çmimi përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Nr. Dhomave 1 2 3 4 5 Dhoma 1 Të rritur 1 Të rritur 2 Të rritur 3 Të rritur 4 Të rritur Fëmijë 0 Fëmijë 1 Fëmijë 2 Fëmijë 3 Fëmijë 4 Fëmijë
  • Më shume informacion
Mynih - Shtutgart - Nuremberg DATAT E NISJEVE Nisja: 14-11-2024

14 Nëntor Çmimi Total
758 € Rezervo

ATHS - Plazh.com

355 069 546 0060

355 4 223 3997

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Barcelone, Montserrat

4 Ditë 369

Udhëtim Në Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

4 Ditë 515

Udhëtim Në Paris
ATHS - Plazh.com - Tirane

Budapest, Vishegrad

4 Ditë 282

Udhëtim Në Budapest
ATHS - Plazh.com - Tirane

Firence, Pisa, Rome

4 Ditë 372

Udhëtim Në Romë - Firence
ATHS - Plazh.com - Tirane

Barcelone, Madrid

5 Ditë 449

Udhëtim Në Madrid - Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

Como, Milano

4 Ditë 690

Bernina Express Me Guidë 4 Ditë €690
Zenith - Tirane



Destinacione
Likes