Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 11 shtator 2024
3 Ditë

2 persona te interesuar

Athine, Greqi 179

Udhetim Ne Athine
Udhetim ne Athine

€169
Personi

  • 3 Days
  • Me Avion
  • Greqi

11 , 25 Tetor €169
8 Nentor €169
28 Nentor €179

Programi 01 Dita 1:

Nisja nga Tirana ne oren 23.00 (1 dite para dates se nisjes). Nisja nga Durresi ne oren 23.30 (1 dite para dates se nisjes) Vazhdojme udhetimin drejt Athines nepermjet pikes kufitare Kakavije. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Pas kryerjes se procedurave d vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Athines me ndalesa per pushim gjate rruges. Mberritja ne Athine pasdite. Vizite ne disa nga pikat kryesore ne afersi te qendres si Sheshin Sintagma, ndodhet ndërtesa e parlamentit. Fillimisht, ai u konceptua si një pallat mbretëror dhe për disa kohë në të jetoi mbreti Otto i Bavarisë. Por pas një grushti shteti në 1843 dhe nënshkrimit të një kushtetute të re, ai u dëbua nga revolucionarët. Për nder të kësaj ngjarje, vendit iu dha emri Syntagma (Sheshi i Kushtetutës). Ndërtesa ishte fillimisht një simbol i monarkisë, dhe më pas - një simbol i demokracisë. dhe akomodimi ne hotel ne mbremje. Kohe e lire per te konsumuar darken ne qytet.

02 Dita 2:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit, do te vizitojme : Parkun arkeologjik “Akropoli”, e cila u bë model për ngritjen e këtij lloji ndërtesash në të gjithë Greqinë. Akropoli eshte ndërtuar gjatë kohës së Perikliut. Gjithashtu, nuk mund të mos vërehet teatri i mrekullueshëm muzikor - Odeoni teatri i cili mund të strehonte deri në pesë mijë spektatorë. Me pas vizitojme Kullen e Erërave,një kullë tetëkëndëshe (tetë qoshet simbolizojnë tetë vorbulla), e cila shërben si një orë qyteti. Vazhdojme viziten ne Agora qe ndodhet në këmbët veriperëndimore të Akropolit, dikur ishte një vendtakim i rëndësishëm për të gjithë qytetarët: administrativ, kulturor, politik, social. Me pas vizite ne Tempulli i Zeusit Olimpik, ndodhet rreth pesëqind metra në juglindje të Akropoli dhe ishte tempulli më i madh në Peloponez. Harku monumental 20 metra larg tempullit të Zeusit. Nga pamja e jashtme, ai i ngjan Harkut të Triomfit të Romës dhe quhet Harku i Hadrianit. Kjo ndërtesë, unike në forcën dhe qëndrueshmërinë e saj, u ngrit si një portë që lidh qendrën e Athinës me rrethin e ri të qytetit. Pas vizitave ne Parkun arkeologjik Akropoli, kohe e lire per dreke ose Shopping.

03 Dita 3:

Mengjesi ne hotel. Nisja drejt Shqiperise duke pershkruar qytetet e Patres dhe Janines. Ndalesa gjate rruges per pushime dhe dreken. Kalimi i kufirit ne piken doganore te Kakavijes. Mberritja ne Durres dhe Tirane ne darke.

Perfshihen / Nuk Perfshihen
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Taksa lokale €1.5 per dhome hotel 3*
  • Taksa lokale €3 per dhome/nate hotel 4*

Vataksi Travel

+355 69 48 31 035

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Barcelone, Montserrat

4 Ditë 369

Udhëtim Në Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

4 Ditë 515

Udhëtim Në Paris
ATHS - Plazh.com - Tirane

Budapest, Vishegrad

4 Ditë 282

Udhëtim Në Budapest
ATHS - Plazh.com - Tirane

Firence, Pisa, Rome

4 Ditë 372

Udhëtim Në Romë - Firence
ATHS - Plazh.com - Tirane

Barcelone, Madrid

5 Ditë 449

Udhëtim Në Madrid - Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

Como, Milano

4 Ditë 690

Bernina Express Me Guidë 4 Ditë €690
Zenith - Tirane



Destinacione
Likes