Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 06.10. Mbrritja në Bari në orën 07.00. Nisja me Autobus për në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile. Nisja për në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Sistemimi dhe Fjetje në Monopoli.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Vazhdon udhëtimi për në Lecce. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si: Basilica Santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Nisja me autobus për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Vazhdon udhëtimi për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjes në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.20. Mbrritja në Tiranë në orën 00.15
Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
13 Shtator Çmimi Total
27 Shtator Çmimi Total
11 Tetor Çmimi Total
25 Tetor Çmimi Total
Telefono | WhatsApp WhatsApp |