Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 13 shtator 2024
3 Ditë

3 persona te interesuar

Venecia, Verona 329

Venecia-murano-burano-verona 3 Ditë €329
329.00€ për person Description

►28-30 Nëntor €329/person
►29 Nëntor- 1 Dhjetor €329/person Vizitohet: Venecia, Murano, Burano, Torcelli, Verona Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:50- 08:35 Venecia.
Kthimi: Verona 23:35 - 01:15 Tirane. 

Program
  • 1 Dita e Parë

    Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.45. Mbrritja në Venecie më 08.25. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco.
    Kohë e lirë për të konsumuar drekën si dhe për personat që kanë dëshirëe, mund të kryejnë një shëtitje me gondola në kanalet e Venezias.

    Pas qëndirmit të lirë, do të nisemi drejt hotelit. Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.

  • 2 Dita e Dytë

    Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt molit të San Marco nga ku do të marrim anijen për vizita në ishujt Murano, Burano dhe Torcello.
    Murano është i njohur për prodhimin e qelqit të famshëm venecian, ideal për të parë mjeshtrat e punimit të tij. Burano shquhet për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe traditën e punimit të dantellës ndersa Torcello ofron një atmosferë të qetë me monumente historike, përfshirë kishën antike të Santa Maria Assunta.
    Kjo shetitje perfundon rreth ores 18:00 dhe ka nje kosto ekstra prej 33 euro/person.
    Pas ketyre vizitave do te nisemi drejt qyteti te Verones. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë.
    Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.

  • 3 Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel. Një ditë e plotë në Verona e cila do të fillojë me vizitën në Arenën e Veronës, amfiteatrin romak, ku mund të shijojme arkitekturën e lashtë dhe historinë e tij. Do te vizitojme Piazza delle Erbe, një nga sheshet më të bukura të qytetit, ku mund të shijoni një kafe.
    Pas një pushimi të shkurtër, do te vizitojmë Shtëpinë e Zhulietës, ku mund të shihni ballkonin e famshëm dhe të shkruani një mesazh dashurie. Pas kësaj, një shëtitje nëpër Via Mazzini, rruga kryesore e pazarit, ku do te keni mundesi edhe për shooping. Vizitojmë gjithashtu urën Ponte Scaligero për një pamje mahnitëse të lumit Adige.
    Nisja drejt aeroportit te Verones. Fluturimi ne 23:35.
    Fund I sherbimit tone.

  • 4 POLITIKA TE PERGJITHSHME:

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 120 euro, 2-12.99 vjec paguajne 30 euro me pak nga vlera e paketes.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

     

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    SUGJERIM:
    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

     

Included
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Not included
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Shëtitja në ishujt Murano-Burano-Trocelli 33 EUR/p

Zenith

+355 694000016

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Barcelone, Madrid

5 Ditë 449

Udhëtim Në Madrid - Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

Como, Milano

4 Ditë 690

Bernina Express Me Guidë 4 Ditë €690
Zenith - Tirane

Agrigento, Catania, Cefalu, Erice, Messina, Modica, Noto, Palermo, Ragusa, Syracuse, Taormina, Trapani

4 Ditë 290

Catania Dhe Palermo
ATHS - Plazh.com - Tirane

Bazel, Gjeneve, Interlaken, Lozane, Lucerne, Zyrih

4 Ditë 457

Zyrih Gjenevë Dhe Bazel
ATHS - Plazh.com - Tirane

4 Ditë 399

Udhëtim Në Paris
ATHS - Plazh.com - Tirane

Bazel, Gjeneve, Interlaken, Lozane, Lucerne, Zyrih

4 Ditë 433

Zyrih Gjenevë Dhe Bazel
ATHS - Plazh.com - Tirane



Destinacione
Likes