€529
Personi
25 Shtator
Programi 01 Dita 1:Fluturimi Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 19.50. Mbrritja në Barcelonë në orën 22.30. Transferta për në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren Costa Favolosa. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.
Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.
Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Savona në orën 09.00. Vizitë e shkurtër në Savona. Nisja për në Varazze. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Vazhdimi i Udhëtimit për në Gjenova. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Vizitë Panoramike e Monumenteve Kryesore të Qytetit; Palaces në Via Garibaldi, Piazza de Ferrari dhe Teatri Carlo Felice, Via Balbi dhe Palazzo Reale, Katedralja San Lorenzo, Porti, etj. Vazhdimi i Udhëtimit për në Rapallo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Nisja për në Portofino. Ndalesë dhe Vizitë në Portofino. Kthimi në Santa Margherita di Ligure. Vizitë e shkurtër. Nisja për në Aeroportin e Gjenovës. Fluturimi nga Gjenova në orën 23:45. Mbrritja në Tiranë në orën 01.30
Telefono | WhatsApp WhatsApp |