Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 17 gusht 2024
4 Ditë

3 persona te interesuar

Prage, Vjene 419

Pragë Dhe Vjenë 4 Ditë €419
419.00€ për person Description

►27-30 Nentor €419/person
Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 10:0 - 12:10 Prage.
Kthimi: Vjene 16:20 - 18:00 Tirane. 
 

Program
  • 1 Dita e parë

    Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
    Udhëtimi me avion Tiranë - Pragë.  Mbërritja në orën 12.10 në Pragë.
    Transferimi me autobus direkt për në Kështjellën e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë.
    Do të vizitojmë më pas, Qendrën Historike të Pragës:Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square) dhe Ora Astronomike.Kisha e Shën Nikollës dhe Kisha Tyn si dhe Charles Bridge për të pare një pamje mahnitëse të qytetit.
    Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

  • 2 Dita e dytë

    Mëngjesi në hotel
    Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
    Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri.
    Pas vizitave do të nisemi drejt Vjenës, Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.
    Mbërritje në Vjenë, sistemim dhe akomodim në hotel.

  • 3 Dita e tretë

    Mëngjesi në hotel.
    Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit.
    Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral.
    Transfera për në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • 4 Dita e katërt

    Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve si dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.
    Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme.
    Fundi i shërbimit tonë.

  • 5 POLITIKA TE PERGJITHSHME:

     

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 120 euro, 2-12.99 vjec paguajne 30 euro me pak nga vlera e paketes.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

     

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    SUGJERIM:
    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Included
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Not included
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Zenith

+355 694000016

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Barcelone, Madrid

5 Ditë 449

Udhëtim Në Madrid - Barcelonë
ATHS - Plazh.com - Tirane

Como, Milano

4 Ditë 690

Bernina Express Me Guidë 4 Ditë €690
Zenith - Tirane

Agrigento, Catania, Cefalu, Erice, Messina, Modica, Noto, Palermo, Ragusa, Syracuse, Taormina, Trapani

4 Ditë 290

Catania Dhe Palermo
ATHS - Plazh.com - Tirane

Bazel, Gjeneve, Interlaken, Lozane, Lucerne, Zyrih

4 Ditë 457

Zyrih Gjenevë Dhe Bazel
ATHS - Plazh.com - Tirane

4 Ditë 399

Udhëtim Në Paris
ATHS - Plazh.com - Tirane

Bazel, Gjeneve, Interlaken, Lozane, Lucerne, Zyrih

4 Ditë 433

Zyrih Gjenevë Dhe Bazel
ATHS - Plazh.com - Tirane



Destinacione
Likes