Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 16 nentor 2024
4 Ditë

2 persona te interesuar

Bazel, Interlaken, Zvicer, Zyrih 599

Viti I Ri Ne Zvicer
Viti i Ri ne ZVICER

24 Dhjetor €549
30 Dhjetor €599
2 Janar €549

€549
Personi

  • 4 Days
  • Me Avion
  • Zvicer
Programi 01 Dita 1:

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën. Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Bazel, Mulhouse. (2 ore : 10 min) Pas mbërritjes në aeroportin e Mulhouse dhe procedurave doganore fillojmë vizitat në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Pas Vizitës në Bazel akomodimi në hotel. Fjetia në Bazel

02 Dita 2:

Mëngjesi në Hotel Pas mëngjesit në hotel nisja drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Më pas vazhdojmë udhëtimin duke përshkruar qytetet e Thun dhe Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken). Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane. Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik. Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicërpasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau. Pasi vizites ne Murren udhëtojmë në Zyrih. Akomodimi në hotel në Zyrih. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Zyrihut, nën magjinë e spektaklit të dritave. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

03 Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall. Pas vizitës së ujëvarës nisja për në Luzernë, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Luzernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Kohje e lire per te shijuar Luzernën individualisht, ku nga atraksionet qe keshillojme eshte nje shetitje me varke në liqenin e Luzernës. Kthimi në hotel në Zyrih Mbrëmje e lirë. Fjetia në Zyrih

04 Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në aeroportin e Bazelit. Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Bazeli për në Tiranë me fluturim direkt (2 ore : 5 min)

  • Oraret e Fluturimi:
  • Nisja 24 Netor 14:10 nga Tirana dhe mberritja ne 16:30 ne Bazel
  • Kthimi 27 Nentor 17:05 nga Bazel dhe mberritja 19:10 ne Tirane
Perfshihen / Nuk Perfshihen
  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodimi në hotel për 1 natë në Basel-Mulhouse dhe 2 netë në Zyrih.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Bagazh 20 kg + çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
  • Bagazh 20 kg + çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
  • Check in falas në aeroport në deskun e Wizz Air.
  • Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve 4€ për natë e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.
  • Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës
  • Bileta e Trenit Panoramik + Teleferiku 25 chf (franga)

Vataksi Travel

+355 69 48 31 035

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Garda, Itali, Sirmione, Venecia, Verona

3 Ditë 399

Karnavale Në Venecia
Vataksi Travel - Shkoder

Austri, Vjene

3 Ditë 349

Udhëtim Në Vjenë
Vataksi Travel - Tirane

3 Ditë 249

Viti I Ri Ne Struge 3 Dite €199
Zenith - Tirane

Bellagio, Como, Itali, Lecco, Lugano, Milano

3 Ditë 449

Viti I Ri Ne Liqeni Komo Milano Lugano
Vataksi Travel - Tirane

3 Ditë 449

Viti I Ri Ne Rome Vatikan Tivoli
Vataksi Travel - Tirane

Amsterdam, Bruksel, Hage

4 Ditë 549

Viti I Ri Ne Asmterdam Giethorn Roterdam
Vataksi Travel - Tirane



Destinacione
Likes