Loading...
Shkoder - Shqiperi +355 ------ kontakt@daro.al

Gjej Udhetimin Tend Me Ne

Kerko Ofertat me te mira shqiptare!

Publikuar : 03 dhjetor 2024
3 Ditë

Bellagio, Como, Itali, Lecco, Lugano, Milano 449

Viti I Ri Ne Liqeni Komo Milano Lugano
Viti i Ri Ne Liqeni Komo , Milano ,Lugano

23 Dhjetor €399
31 Dhjetor €449
2 Janar €399

€399
Personi

  • 3 Days
  • Me Avion
  • Itali
Programi 01 Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Milano. (1 orë e 40 min) Pas mbërritjes në Malpensa udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj. Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit. Kthimi ne hotel dhe Mbrëmje e lirë. Fjetia ne Milano — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Romës, nën magjinë e spektaklit të dritave. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

02 Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisje me autobuz për në Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali. Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : ku Komo dhe Bellagio jane 2 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë. Pas mbërritjes në Liqenin e Komos, do të vizitojmë qytetin kryesor të Liqenit, qyteti i Komos, i cili të magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos. Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe teleferikut për në Brunate. – *Opsionale* Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 20 euro personi vajtie (bileta paguhet ne vend) ku anija ndalon ne te tre destinacionet. Sigurisht qe vizitat do te realizohen ne shoqerine e guides. 1. Ndalesa e pare do te jete ne Cernobbio i cili është gjithashtu shtëpia e disa prej vilave më të famshme të liqenit Como, duke përfshirë Villa d’Este, një pikë referimi vjetore për Kombet e Botës që takohen në Forumin Ambrosetti. Gjithashtu, për të mos humbur janë Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi me veçoritë e tyre të veçanta magjepsëse, ose Vila Erba piktoreske gjatë stines se pranveres. 2. Pas vizitës në Cernobbio vazhdojme me anije drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s. Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë). Pas vizites se Bellagio kthimi me autobuz ne Milano . Akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.

03 Dita 3:

Mengjesi ne hotel. Pas mëngjesit vizitë e qendrës së Milanos si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Kohë e lirë më pas për shopping në qytetin e modes. Ne mbrëmje transferta për në aeroportin e Malpenses, Milano. Pas procedurave doganore, nisja nga Milano me fluturimi direkt Milano – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

  • Oraret e fluturimit :
  • Nisja nga Tirana ne 07:10 dhe mberritja ne 09:20 ne Milano
  • Kthimi nga Milano ne 22:55 dhe mberritja 00:20 ne Tirane
Perfshihen / Nuk Perfshihen
  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Milano – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Milano
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Bagazh 20 kg + çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
  • Check in falas në aeroport në deskun e Wizz Air.
  • Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 3.5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Vataksi Travel

+355 69 48 31 035

Raporto

Telefono WhatsApp WhatsApp
Paketa tjera per Ju

Me te klikuarat

Garda, Itali, Sirmione, Venecia, Verona

3 Ditë 399

Karnavale Në Venecia
Vataksi Travel - Shkoder

Austri, Vjene

3 Ditë 349

Udhëtim Në Vjenë
Vataksi Travel - Tirane

3 Ditë 249

Viti I Ri Ne Struge 3 Dite €199
Zenith - Tirane

3 Ditë 449

Viti I Ri Ne Rome Vatikan Tivoli
Vataksi Travel - Tirane

Amsterdam, Bruksel, Hage

4 Ditë 549

Viti I Ri Ne Asmterdam Giethorn Roterdam
Vataksi Travel - Tirane

Bazel, Interlaken, Zvicer, Zyrih

4 Ditë 599

Viti I Ri Ne Zvicer
Vataksi Travel - Tirane



Destinacione
Likes