24 Dhjetor €549
30 Dhjetor €599
2 Janar €549
€549
Personi
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën. Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Bazel, Mulhouse. (2 ore : 10 min) Pas mbërritjes në aeroportin e Mulhouse dhe procedurave doganore fillojmë vizitat në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Pas Vizitës në Bazel akomodimi në hotel. Fjetia në Bazel
Mëngjesi në Hotel Pas mëngjesit në hotel nisja drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Më pas vazhdojmë udhëtimin duke përshkruar qytetet e Thun dhe Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken). Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane. Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik. Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicërpasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau. Pasi vizites ne Murren udhëtojmë në Zyrih. Akomodimi në hotel në Zyrih. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Zyrihut, nën magjinë e spektaklit të dritave. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall. Pas vizitës së ujëvarës nisja për në Luzernë, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Luzernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Kohje e lire per te shijuar Luzernën individualisht, ku nga atraksionet qe keshillojme eshte nje shetitje me varke në liqenin e Luzernës. Kthimi në hotel në Zyrih Mbrëmje e lirë. Fjetia në Zyrih
Mëngjesi në Hotel. Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në aeroportin e Bazelit. Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Bazeli për në Tiranë me fluturim direkt (2 ore : 5 min)
Telefono | WhatsApp WhatsApp |
Viti I Ri Ne Liqeni Komo Milano Lugano
Vataksi Travel - Tirane
Viti I Ri Ne Asmterdam Giethorn Roterdam
Vataksi Travel - Tirane